Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYQTARËT

Jashari dhe Murtezi ndajnë drejtësinë në gjysmëfinale të Kupës

Jashari dhe Murtezi ndajnë drejtësinë në gjysmëfinale të Kupës


7 April, 2022 @10:56

Federata e Futbollit të Kosovës, përkatësisht organi përkatës i saj ka përcaktuar ekipin e referëve që do të ndajnë drejtësinë në përballjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës që luhen sot.

Kështu, përballja që nis në ora 14:00 ndërmjet Dritës dhe Ramiz Sadikut e që luhet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, do të ketë gjyqtar kryesor të ndeshjes Lirim Jasharin, ndërsa atë në fushë do ta asistojnë Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova, e i katërti është Burim Jahmurataj.

Në këtë ndeshje do të ketë edhe VAR, për të cilin përkujdesen Erdall Zasella VAR, Eridon Podvorica AVAR.

Te përballja tjetër gjysmëfinale, që pritet të jetë “më derbi” dhe takohen Prishtina e Llapi Fadil Vokrri, Shpëtim Murtezi është kryesor i asistuar nga dyshja Fatlum Jashari e Gzim Mehmeti, ndërsa gjyqtar i katërt është Isak Cëroviku. Dueli nis në 14:00 gjithashtu.

Në VAR do të jetë Visar Kastrati, kurse AVAR i është besuar Besnik Morinës.

Ndeshjet e para do të luhen sot, ndërsa ato të kthimit javën të vjen te terreni i kundërshtarit, saktësisht më 13 prill.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës