LIRIA 1-0 KEK
Jasmin Muhovic mban Lirinë në krye
31 August, 2019 @19:50
Liria ka vazhduar me paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e dytë të vështirë të stinorit të Ligës së Parë.
Pas fitores minimale ndaj Trepçës si mysafire në xhiron hapëse, 1-2, ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj ka shënuar fitoren e parë të stinorit në Perparim Thaqi, duke shënuar fitore ndaj KEK-ut sot, 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores në përballjen e zhvilluar në Prizren e ka shënuar Jasmin Muhovic, që tundi rrjetën e kundërshtarit në minutën e 70 të ndeshjes për fitore.
Me këtë fitore, Liria vazhdon të ndajë kreun me ekipet tjera të rajonit të Dukagjinit, Besën e Istogun, pasi që të treja ekipet aktualisht kanë nga 6 pikë nga 2 përballjet e para të stinorit.