Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENASIT UDHËTOJNË JAVËN TJETËR

Javën tjetër, Bashkimi dy ndeshje në Bullgari

Javën tjetër, Bashkimi dy ndeshje në Bullgari


7 December, 2022 @14:30

Pas duelit/eve të Superkupës së Kosovës, KB Bashkimi do të udhëtojë për në Bullgari javën tjetër.

Kjo, pasi që ekipi do të zhvillojë dy ndeshje si mysafir në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL) me dy skuadrat bullgarë në garë, Beroe dhe Levski 2014.

Dueli Beroe-Bashkimi do të luhet në Stara Zagora më 13 dhjetor. Ndërsa i radhës është më 15 dhjetor në Sofje, ndaj Levskit 2014.

Bashkimi deri tash nuk ka arritur asnjë fitore në kuadër të BIBL, duke pësuar në të trija ndeshjet e luajtura, dy si vendas (Milenijum, Budivelnyk) dhe një si mysafir (Peja).


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League