Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E STRATEGUT TË YLLIT, PAS FITORES

Jemi të lumtur për serinë, por duhet të tregohemi në PlayOff

Jemi të lumtur për serinë, por duhet të tregohemi në PlayOff


11 January, 2023 @23:40

Strategu në krye të Yllit, Adis Beciragic, përkundër serisë fantastike të ekipit që tashmë ka arritur në 12 fitore radhazi, thotë se kjo është asgjë! Ai shpreson që kjo formë e Yllit të shihet në PlayOff, pasi që ajo është më e rëndësishmja.

Sidoqoftë, ai ka thënë se ekipi i tij është në frymë të mirë, sponsorët po ndihen të lumtur me ekipin dhe natyrisht, qyteti është i lumtur.

“Po, seria është 12-0, ju falemnderit. Por, gjë më e rëndësishme është PlayOffi dhe shpresojmë që atë do ta fitojmë. Natyrisht se jemi të lumtur me këtë seri, ekipi ka atmosferë të mirë, sponsorët janë të lumtur, qyteti është i lumtur dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu,” ka thënë Beciragic pas ndeshjes fillimisht.

Sa i përket lojës sontme, ai ka përmendur gjërat që duhen përmirësuar.

“Ne e dimë cila është më e mira jonë, por kemi pasur topa të humbura në pjesë të parë. Dhe për këtë nuk është arsye mbrojtja e kundërshtarit, por mungesa e koncentrimit tonë. Kemi pasur 12 topa të humbura vetëm në pjesë të parë. Kjo është shumë për secilin ekip, jo vetëm për ne. Shpresoj që lojtarët të jenë edhe më të mirë për ndeshjen e radhës,” ka thënë boshnjaku kah fundi.

Ylli me një ndeshje më pak në Superligë ka kapur bilancin 12-4 dhe është skuadra që ka pranuar më së paku pikë dhe ka më së paku humbje në elitë pas 16 ndeshjeve të luajtura. Suharekasit me Beciragicin në krye të saj po mundohen të arrijnë te titulli i tretë i kampionit radhazi në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga