Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PEJA

Johnson 32 pikë, Peja fiton derbin

FOTO / Korniza Studio

Johnson 32 pikë, Peja fiton derbin


21 December, 2019 @21:10

Peja duke e mposhtur Rahovecin me rezultat 95-109, e mbylli stinorin vjeshtor me fitore.

Vreshtarët e përfunduan çerekun e parë me 5 pikë epërsi, derisa skuadra pejane në 10 minutëshin e dytë e mori epërsinë.

Në çerekun e tretë që të dyja skuadrat shënuan nga 23 pikë, kurse në çerekun e fundit Peja e bëri dallimin me lojtarin Nigel Johnson dhe e mposhti kundërshtarin si mysafire.

Johnson shkëlqeu me 32 pikë e 8 asistime, derisa u dalluan edhe Drilon Hajrizi me 24 pikë e 9 kërcime, Henrik Sirko me 18 pikë dhe Arbër Berisha me 15 pikë të tjera.

Te Rahoveci nuk mjaftuan 30 pikët e Darell Davisit dhe 24 të Joshua McFolley për fitore.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e 9 e Pejës krahas 7 humbjeve dhe gjendet në pozitën e gjashtë, kurse Rahoveci e mbylli vjeshtën në pozitën e dytë me 11 fitore e 5 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga