Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATALANTA 0-5 LIVERPOOL

Jota hattrick! Liverpooli perfekt, pa gol të pranuar vazhdon

Fotot: Liverpool/tw

Jota hattrick! Liverpooli perfekt, pa gol të pranuar vazhdon


3 November, 2020 @23:12

Përforcimi i fundit i Liverpoolit në sulm, portugezi Diogo Jota, ka shënuar hattrick sonte për të sjellë fitoren e radhës kampionët anglezë në Ligë të Kampionëve.

Liverpool tashmë ka 3 fitore nga 3 ndeshje, derisa me golaverazh 8-0 në total, tregon se është i pakalueshëm në mbrojtje.

Liverpool mposhti Atalantën vendase, 0-5 [Jota 16, 33, 54, Salah 47, Mane 49].

Liverpool

Xherdan Shaqiri ishte përgjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua në lojë nga Jurgen Klopp.

Në anën tjetër te Atalanta, Berat Djimsiti luajti për 90 minuta me ekipin nga Bergamoja, por pa shumë gjasa ndaj një “lokomotive” të kuqe nga Anfield Road.

GRUPI D, pas 3 xhirove:

1. Liverpool 9p
2. Ajax 4p
3. Atalanta 4p
4. Midtjylland 0p.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League