VLLAZNIA - TREPÇA
Jurgen Gjini shpëton Vllazninë
18 May, 2019 @18:23
Vllaznia e Pozharanit ka shpëtuar edhe një stinor në Ligë të Parë.
Ekipi që stinorin e kaluar luante në Superligë, rrezikoi që të binte në Ligë të Dytë këtë stinor, por me dy golat e Jurgen Gjinit sot në përballje ndaj Trepçës 2-0, ka arritur që të shpëtojë stinorin, duke përfunduar me një pikë mbi ekipet që mbetën për barazh.
Gjini shënoi një gol në pjesë të parë dhe një në të dytën për fitoren e jashtëzakonshme të ekipit, që i mbajti në ligë.
Kështu, Vllaznia e Pozharanit do të jetë edhe stinorin tjetër pjesë e Ligës së Parë, derisa në barazh për shpëtim do të luajnë Bashkimi i Koretinit dhe Ramiz Sadiku.