Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI NË KRYE

Juventus bëhet lider

Juventus bëhet lider


24 November, 2013 @17:10

Juventus është përsëri lider i Serie A-së. Pas dështimit të Napolit dje në ndeshje ndaj Parmës, Juventus ka shfrytëzuar rastin sot ndaj Livornos dhe me dy gola të shënuara në pjesë të dytë ka arritur trepikëshin për tu bërë lidere e Serie A-së. 

Fernando Llorente ka shënuar një dhe ka asistuar në golin tjetër të Carlos Tevezit për fitoren prej 2-0 të Juventusit në Armando Picchi të Livornos. 

Kështu ekipi i Antonio Contes që është kampion aktual i Italisë ka treguar dhëmbët edhe njëherë, ndërsa Juventus do të pret edhe ndeshjen e nesërme të Romës për të parë se a do mbetet përfundimisht pas xhiros së 13-të në krye të Serie A-së. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.



FAKT:

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka regjistruar paraqitjen e tij të 500-të në Serie A.

 
Të gjitha lajmet nga