Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA | JUVENTUS E FIORENTINA KALOJNË

Juventus e Fiorentina fitojnë, për tu përballur në gjysmëfinale

Juventus e Fiorentina fitojnë, për tu përballur në gjysmëfinale


10 February, 2022 @23:15

Juventus ka shënuar fitore ndaj Sassuolos në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë, për të siguruar gjysmëfinalen e garës. Ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri ka mposhtur kundërshtarin me rezultat 2-1 [Dybala 3, Ruan 88ag. — Traore 24].

Në përballjen tjetër çerekfinale, Fiorentina ka eliminuar Atalantën si mysafire në Bergamo për të siguruar biletën dhe duelin gjysmëfinal të Kupës ndaj juventinëve. Te Fiorentina ka shkëlqyer ish-lojtari i Milanit, Krzysztof Piatek, që ka shënuar dy herë, ndërsa hero u bë Nikola Milenkovic që shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes për fitoren 2-3 [Zappacosta 30, Boga 56 — Piatek 9p., 71, Milenkovic 90+3].

 

Dueli i parë Juventus - Fiorentina luhet më 2 mars, ndërsa ai i kthimit Fiorentina - Juventus më 20 prill.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A