Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI

Juventus i ngjitet Napolit

REUTERS

Juventus i ngjitet Napolit


27 October, 2013 @18:21

Kampionit italian, Juventus, përkundër se nuk po i ec si duhet në gara europiane, në Serie A po vazhdon të ndjek liderin Roma dhe nënkampionin Napoli.

Sot juventinët kanë pasur punë të lehtë ndaj Genoas të cilëve i shënuan dy gola në pjesë të parë, me të cilat përcaktuan edhe fatin e ndeshjes. 

Ishte Arturo Vidal nga penalltia që çoi në epërsi Zonjën e Vjetër, ndërsa 13 minuta më vonë argjentinasi Carlos Tevez pranoi në zonë një top nga Kwadwo Asamoah dhe me një depërtim gjarpëror ka gjetur portën e Mattia Perinit të Genoas. 

Kjo ka qenë fitorja e shtatë e Juventusit në kampionat dhe djelmoshat e Antonio Contes kanë barazuar pikët me Napolin në vendin e dytë ndërsa janë vetëm pesë pikë larg Romës lidere. 


 
Të gjitha lajmet nga