Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI G

Juventusi tregon fuqinë, kryen grupin si lider

Foto: UCL

Juventusi tregon fuqinë, kryen grupin si lider


8 December, 2020 @23:25

Përkundër se kishte një ndeshje të humbur dhe disavatanazh prej dy golave nga ndeshja e parë, Juventus me Cristiano Ronaldon lider në fushë ka arritur të mposht Barcelonën 0-3 [Cristiano 13p., 52p., McKennie 20] në Camp Nou, për të kryer grupin si lider duke e çuar Barcelonën në pozitë të dytë.

Të dyja ekipet kryen grupin me nga 15 pikë, me nga një humbje prej njëra-tjetrës, por fitorja 0-3 e Juventusit sonte, anuloi fitoren 0-2 të Barcelonës nga ndeshja e parë për të marrë kështu lidershipin e grupit.

Në përballjen tjetër Dynamo Kiev ka mposhtur Ferecavarosin për të siguruar garat evropiane për në pranverë, duke u kualifikuar në Europa Ligë me fitore 1-0 [Popov 60].

TABELA AKTUALE:

1. Juventus 15pikë
2. Barcelona 15pikë
3. Dynamo Kiev 4pikë
4. Ferencvarosi 1pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League