Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË PRISHTINËS

Kandemir tregon si e mposhti Pejën!

Foto: KBPrishtina/fb

Kandemir tregon si e mposhti Pejën!


11 January, 2023 @22:45

Trajneri i tretë i Prishtinës këtë stinor, Ahmet Kandemir, në deklaratën e tij dhënë pas fitores së thellë ndaj Pejës ka treguar se si kanë arritur ta mposhtin liderin e derisotëm të Superligës.

Ai është shprehur të jetë i kënaqur me lojtarët që kanë respektuar planin e lojës prej fillimit të ndeshjes dhe në fund kjo edhe ka bërë dallimin e madh në lojë.

Ahmet Kandemir

“Së pari, Can Sevim është njëri ndër trajnerët e rinj dhe shumë i talentuar i Turqisë. E respektoj dhe më pëlqen si trajner. Sa i përket lojës, i kemi mbetur besnik plotësisht planit të ndeshjes që prej fillimit. Koshashënuesit e tyre i kemi ndalë me dyfishim në mbrojtje dhe i kemi larguar nga koshi gradualisht, me topat e fituara kemi shënuar shpejt. Pasi që ndeshja u këput, u krijua epërsia, morrëm lojën nën kontroll dhe e kryem atë,” ka thënë Kandemir pas ndeshjes.

Ahmet Kandemir

Me fitoren e sontme Prishtina ka dalë në krye të renditjes tabelare të Superligës më pikë të njëjta si Peja, por kampioni aktual Ylli ka një ndeshje më pak të luajtur. Kandemir është trajneri i tretë turk i Prishtinës këtë stinor, pasi që pas Ekrem Memnunit që iku shpejt për arsyet familjare, zëvendësi i tij Murat Bilge kreu detyrën e trajnerit të parë deri në fund të vitit që e lamë pas.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga