Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAPTORS - LAKERS

Kampioni aktual triumfon ndaj Lakersave

Kampioni aktual triumfon ndaj Lakersave


2 August, 2020 @9:26

Kampioni aktual i NBA-së, Toronto Raptors, e mposhti Los Angeles Lakersin me rezultat 107-92.

Në pjesën e parë të ndeshjes, të dyja skuadrat luajtën me mbrojtje agresive, derisa në pjesën e dytë, Kyle Lowry ishte i pakapshëm për Lakersat.

Lowry luajti me 33 pikë, kurse i rrëmbeu 14 kërcime që ishte shifra më e lartë në karrierën e tij. Ai gjithashtu luajti me 6 asistime, kurse mori ndihmë edhe nga OG Anunoby me 23 pikë dhe Pascal Siakam me 15 pikë të tjera.

Në anën tjetër LeBron James shkëlqeu me 20 pikë, 10 kërcime e 5 asistime, derisa ylli Anthony Davis edhe pse e përfundoi ndeshjen me 14 pikë, në pjesën e parë kishte shënuar vetëm 1 pikë.

Toronto gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Lindore me 47 fitore e 18 humbje, derisa Lakersat gjenden në krye të Konferencës Perëndimore me 50 fitore e 15 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA