Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL 3-1 ARSENAL

Kampioni perfekt përmbys Arsenalin, Jota debuton me gol

Foto: premierleague.com

Kampioni perfekt përmbys Arsenalin, Jota debuton me gol


28 September, 2020 @22:59

Ndoshta dueli i deri sonte të pamposhturve në Premier Ligë do të kishe mundur të marrë kahje tjetër, po të kishte shënuar Alex Lacazette gol kur u gjend i vetëm para Alissonit.

Por, dështimi i tij sonte bëri që Liverpool të shkoj sigurt në fitore pasi që në fund fitoi 3-1, me golin e debutuesit Diogo Jota, që u fut si zëvendësues nga Jurgen Klopp në derbi për ta vulosur fatin e takimit.

TABELA AKTUALE

Liverpool mposhti Arsenalin 3-1 [Mane 28, Robertson 34, Jota 88 - Lacazette 25] për tu bërë bashkë me Leicesterin e Evertonin që janë skuadrat tjera me nga tre fitore nga tre ndeshjet e para të zhvilluara këtë stinor.

Arsenali i Mikel Artetës pësoi humbjen e parë të stinorit në Anfield Road, ndërsa Fabinho i të kuqve të Kloppit ishte maestral në mes për t’i dhënë ekipit të tij siguri dhe rrugëtim drejt fitores së radhës.

Për informatë shtesë, Xherdan Shaqiri nuk ka qenë fare pjesë e ekipit sonte, duke mos qenë i ftuar as në bankën rezervë të të kuqve, përkundër paraqitjes së tij në Kupë që u vlerësua mirë. Kurse te Arsenali, Granit Xhaka ishte startues, luajti 60 minuta për tu zëvendësuar me Dani Ceballosin pastaj.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League