Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - PEJA

Kampioni përfundon stinorin e rregullt me fitore

Kampioni përfundon stinorin e rregullt me fitore


24 April, 2022 @19:23

Kampioni aktual i Superligës, Ylli, në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt e mposhti Pejën me rezultat 80-67.

10 minutëshi i parë në ndeshje dhuroi pak shënimi, ku në total u shënuan vetëm 22 pikë, (14-8).

Në çerekun e dytë skuadrat arritën të shënojnë më shumë pikë dhe rezultati në fund të pjesës së parë ishte 40-29 në favor të Yllit.

Peja në çerekun e tretë u këndell dhe kaloi në epërsi 53-54, derisa për shkak të përjashtimit të trajnerit të Yllit, Adis Beciragic, i cili pas protestave u largua nga salla dhe për shkak të mungesës së policisë në sallë, u detyruan të presin 30 minuta për rifillimin e ndeshjes.

E në çerekun e tretë kontrolli ishte totalisht te Ylli, ku shënoi 27 pikë dhe pësoi 13 pikë, arriti fitoren e fundit për stinorin e rregullt.

Mikaile Tmusic me 24 pikë, 7 asistime e 4 kërcime ishte më i miri te Ylli, derisa u ndihmua edhe nga Dajuan Graf me 15 pikë, Henrik Sirko me 12 pikë dhe Erjon Kastrati me 11 pikë.

Te Peja në mungesë të Dardan Berishës, u veçuan Courtney Fells me 19 pikë, Daniel Lekndreaj e Stephen Maxwell me nga 10 pikë secili.

TABELA PËRFUNDIMTARE

Ylli e përfundoi stinorin me 22 fitore e 6 humbje në pozitën e parë, kurse Peja me 18 fitore e 10 humbje në pozitën e tretë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga