Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Kante mund të largohet nga Chelsea

Foto: Chelsea

Kante mund të largohet nga Chelsea


11 February, 2021 @11:35

Me ardhjen e Thomas Tuchel Chelsea është këndellur dhe në katër ndeshje ka tri fitore dhe një barazim.

Por, loja me posedim të lartë ndoshta ka bërë që francezi N’Golo Kante të mos jetë pjesë e formacionit të teknikut gjerman, i cili ka startuar me dyshen Kovacic dhe Jorginho në mesfushë duke e lënë francezin Kante në bankën rezervë.

Sipas mediumit Goal, nëse ndodh që Kante të mos jetë pjesë e formacionit startues, ka mundësi që 29-vjeçari të largohet nga kampi i Bluve.

Chelsea nuk po kalonte formë të mirë me Frank Lampard, por pas ardhjes së Tuchel është kthyer në rrugën e fitoreve dhe gjindet në poziten e pestë me 39 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League