Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Kapiteni i Tiranës përforcon Prishtinën

Foto: FC Prishtina

Kapiteni i Tiranës përforcon Prishtinën


28 September, 2020 @16:39

Lojtari më i ri që do t’i mbrojë ngjyrat e Prishtinës këtë sezon është Gentian Muça!

Muça te Prishtina transferohet nga skuadra e Tiranës, ku ishte kapiten dhe ishte pjesë e skuadrës që në sezonin 2019/2020 e riktheu titullin në klubin bardhekaltër pas 10 viteve mungesë.

TABELA AKTUALE

33-vjeçari Muça luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ndërkohë që është transferimi i tretë nga Shqipëria për Prishtinën sivjet pas dyshes Lilaj e Mici.

Muça për Prishtinën mund të debutojë në ndeshjen ndaj Trepçës ‘89 fundjavën që vjen.

Sa i përket afatit kalimtar në Superligë, ai është i hapur deri më 5 tetor, njëjtë sikurse në top ligat evropiane të futbollit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga