Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Kapiteni!

Foto: FSHF

Kapiteni!


Shkruan: Luan MORINA

4 September, 2016 @15:42

Njerëz të mëdhenj lënë gjurmë të pashlyeshme. Ata udhëheqin kauza të mëdha që reflektojnë mbi madhështinë e tyre, kauza që i bëjnë të mëdhenj, të pavdekshëm, që ju shkruajnë emrin me të arta në histori!

Por, edhe Skënderbeu që njihet përgjithësisht si heroi më i madh i popullit tonë ka pasur miq e shokë që i kanë ndihmuar në luftërat e tija. Është njëlloj relacioni i detyrueshëm për të arritur tek qëllimi, suksesi. Puna në ekip. E njëjta vlen edhe për futbollin. Nëse nuk ka kohezion, nëse nuk e di secili rolin e vet, punën e tij në fushë suksesi është i pamundshëm.

c

Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka pasur kapitenë të shumtë ndër vite. Secili ka shënjuar një periudhë të tijën. Por, deri tani askush nuk e ka bërë atë që ka bërë Loriku. Arsyet teknike pse Loriku është kapiten i madh janë të shumta – pozita në fushë, përvoja ndërkombëtare, komunikimi, etj. Por, puna e kapitenit nuk përfundon me fishkëllimën e fundit. Kapiteni është si vëllai i madh për më të rinjtë, është si kujdestari i qetësisë, është lideri me një fjalë, në ekip. Nuk besoj që ndokush ka bërë më mirë se Loriku këto tek Shqipëria.

Shumë kritika patën shkuar në drejtim të tij në lidhje me ndeshjen e parë në Euro2016. Mirëpo, një ndeshje nuk mund të reflektoj në një karrierë aq të pasur të tij për kombëtaren.

Loriku ka marr shiritin në një periudhë tranzicioni në një ekip që ishte stërmbushur me lojtarë larg në veri të 30tave të moshës së tyre. Në periudha të tilla, nuk mjafton vetëm një shtab teknik dhe lojtarë të talentuar sa nevojitet dikush në fushë që të bartë përvojën që ka marr nga të tjerët.

c

Në fushë Loriku ka qenë lider i vërtetë. Ka udhëhequr jo vetëm mbrojtjen, por edhe mesfushën edhe sulmin, edhe gjithçka. Ka bërë gjënë më të vlefshme që duhet të bëj një kapiten – ka folur, ka bërtitur, ka drejtuar. Ka ndodhur që edhe mikrofonat i kanë kapur zërin e tij në fushë, sidomos në lojë të ndërprerë. Ka qenë lojtarë i përkryer për këtë kombëtare.

Aftësitë dhe talentin e tij prej futbollisti i ka tejkaluar vetëm një gjë – dashuria për kombëtaren. Nuk mbaj në mend të kem parë reflektim më të madh dashurie tek ndonjë lojtarë i kombëtares në këto dy dekadat e fundit sa e përcjelli kombëtaren. Nuk them që të tjerët nuk e kanë dashur, por si gjithçka, edhe dashuria ndaj kombëtares është shkallë-shkallë. Ajo e Lorikut duket e paarritshme për momentin!

Kemi mundur ta vërejmë nga hapat e parë në fushë, buzëqeshjet e tyre, leximi i rreshtave të himnit, lotët e gëzimit e dëshpërimit në fitore e humbje. Zhgënjimin! Lumturinë! Gjithçka!

c

Dhe kjo kombëtare ka arritur suksesin më të madh në histori këtë verë. Pjesë e rëndësishme e këtij suksesi ka qenë edhe Loriku. Ka dhënë maksimumin dhe ka nxjerr maksimumin nga kjo kombëtare. Tani është koha për të marr pushimin e shumë merituar.

Kombëtare më të suksesshme do të ketë (shpresoj të ketë), por, kapiten më madh vështirë që do të kemi ndonjëherë. Faleminderit, Lorik! Faleminderit, kapiten!


KOLUMNE

Sa e madhe është Kosova?!

Kosova/Analiza

Sa e madhe është Kosova?!

04/09/16 @ 15:22

FIFA

Edhe Rashica e Rrahmani marrin leje

FFK Superliga

Edhe Rashica e Rrahmani marrin leje

04/09/16 @ 12:54

DAILY MAIL

Kosova del nga shkretëtira sportive

Russia 2018/Kosova

Kosova del nga shkretëtira sportive

04/09/16 @ 12:09

ALBERT BUNJAKI

Bunjaki i shqetësuar për fatin e 6 lojtarëve

Kosova

Bunjaki i shqetësuar për fatin e 6 lojtarëve

03/09/16 @ 22:26

TRANSFER

Dy brazilianë te Trepça ‘89

FFK Superliga

Dy brazilianë te Trepça ‘89

03/09/16 @ 20:01

MBROJTËSI FINLANDEZ

Duam të fitojmë, por kujdes nga Kosova

Russia 2018/International

Duam të fitojmë, por kujdes nga Kosova

03/09/16 @ 15:42

MEDIA

Mirror: Bersant Celina startues në ndeshjen historike

Russia 2018/Kosova/Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Mirror: Bersant Celina startues në ndeshjen historike

03/09/16 @ 13:49

PËRFAQËSUESJA

Eroll Zejnullahu: Besoj në arritjen e qëllimit

Russia 2018/Kosova

Eroll Zejnullahu: Besoj në arritjen e qëllimit

03/09/16 @ 13:42

PLAYER RATINGS

Shqipëria - Polonia, notat e lojtarëve

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria - Polonia, notat e lojtarëve

10/09/23 @ 22:50

SHQIPËRIA - POLONIA

Fitore e madhe ndaj Polonisë, Shqipëria në krye të Grupit E!

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Fitore e madhe ndaj Polonisë, Shqipëria në krye të Grupit E!

10/09/23 @ 22:45

SHQIPËRIA - POLONIA

Shqipëria - Polonia, 11-shet startuese

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria - Polonia, 11-shet startuese

10/09/23 @ 19:16

FIBA WC: FINALJA

Për herë të parë në histori, Gjermania kampione e Botës në basketboll!

Përfaqësueset e tjera/International

Për herë të parë në histori, Gjermania kampione e Botës në basketboll!

10/09/23 @ 16:46

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Kosova - Zvicra

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Notat e lojtarëve: Kosova - Zvicra

09/09/23 @ 23:28

BARAZIMI I MADH!

Ka shpresë

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Ka shpresë

09/09/23 @ 22:53

FORMACIONET STARTUESE

Kosova - Zvicra, 11-shet startuese

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova - Zvicra, 11-shet startuese

09/09/23 @ 19:31

PROBLEME ME LËNDIME!

Lëndimi i radhës! Telashe për Glihan

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Lëndimi i radhës! Telashe për Glihan

09/09/23 @ 18:05

11-SHJA POTENCIALE

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Zvicrës

Kualifikimet për Evropian/Kosova

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Zvicrës

09/09/23 @ 16:24

NJOFTIMI I FFK-së

Pa hollësi, Kosova e gatshme për Zvicrën

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Pa hollësi, Kosova e gatshme për Zvicrën

09/09/23 @ 16:17


 
Të gjitha lajmet nga