Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Karakteri dhe dëshira e zjarrtë, sollën fitoren

Karakteri dhe dëshira e zjarrtë, sollën fitoren


29 November, 2020 @16:39

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiji, në deklaratën e tij dhënë pas fitores së madhe dhe dramatike në derbin e Gjilanit, është shprehur të jetë i lumtur por jo edhe i befasuar me rezultatin përkundër se ishte në disavantazh deri në minutat e fundit të ndeshjes.

“Besoja se do ta kthenim rezultatin. Kishim raste, po luanim mirë, goli pritej. Më vjen shumë mirë që lojtarët treguan karakter dhe dëshirë të zjarrtë për fitore,” ka thënë ndër të tjera ai, menjëherë pas ndeshjes.

Fitoren ai ua dedikojë tifozësirë së klubit.

“Fitoren ua dedikojmë Intelektualëve,” ka thënë Nuhiji, duke treguar se edhe si erdhi te dallimi në lojë.

“Të gjithë futbollistët u angazhuan mjaft, ndërsa mund të them se hyrja e Erjon Vuçajt i dha ritëm krejt të ri skuadrës,” shtoi ai për të përfunduar bisedën.

Drita fitoi derbin e madh ndaj Gjilanit, duke e përmbysur rezultatin krejt në fund, prej 2-1 në 2-3.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga