CHAMPIONS LEAGUE
Kastrati debuton në Champions, shënon, Dinamo kualifikohet
26 August, 2020 @23:13
Dinamo Zagrebi është kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve pas penalltive ndaj Clujit.
Kastrati ka shënuar golin e dytë të skuadrës në minutën e 78’, derisa në lojë hyri nga banka rezervë në minutën e 54’.
Golin e parë të skuadrës kroate ka shënuar Amer Gojak në minutën e 14’, kurse për Clujin ka shënuar Michael Pereira. Në minutën e 51’, penalltinë Clujit e priti portieri i Zagrebit Donimik Livakovic.
Cluji ka shënuar në minutën e fundit shtesë të ndeshjes dhe e dërgoi duelin në vazhdime. Gjatë vazhimeve të dyja skuadrat nuk arritën të shënojnë, kurse gjatë penalltive Dinamo Zagrebi ishte skuadra më e sukseshme dhe u kualifikua në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Dinamo Zagrebi që nga minuta e 51’ luajti me një lojtar më pak.
Skuadra e Lirim Kastratit, kundërshtarin e radhës do ta mësojë më 31 gusht pas tërheqjes së shortit.