Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË ZAGREB

Kastrati e Uzuni me shokë, historik me Lokomotivën

Foto: LokomotivaZagreb/fb

Kastrati e Uzuni me shokë, historik me Lokomotivën


26 July, 2020 @13:41

Lirim Kastrati, Myrto Uzuni dhe bashkëlojtarët tjerë shqiptarë të Lokomotivës së Zagrebit - kanë arritur suksesin më të madh në histori të klubit.

Me fitoren e mbrëmshme si mysafir ndaj rivalit direkt për Ligë të Kampionëve, Osijekut, 1-2 [Maric 57 - Jakic 53, Loncar 88ag] Lokomotiva ka arritur që të sigurojë vendin e dytë në HNL dhe kështu do të merr pjesë në kualifikime për Champions League.

Për Lokomotivën në këtë ndeshje startues ka qenë reprezentuesi i Kosovës Lirim Kastrati, si dhe reprezentuesit e Shqipërisë si Myrto Uzuni, Enis Çokaj dhe Jon Mersinaj, derisa Indrit Tuci ka qenë në bankë përgjatë gjithë ndeshjes.

Kjo fitore ka bërë që Lokomotiva e Kastratit me shokë të përfundojë stinorin 2019/20 në pozitë të dytë me 65 pikë, një më shumë sesa Rijeka dhe 3 më shumë sesa Osijeku që pas humbjes së djeshme ra në pozitë të katërt të klasifikimit përfundimtar të HNL-së kroate.

Përndryshe, hogoshtasi Kastrati ka përfunduar stinorin me 11 gola të shënuara në kampionat për Lokomotivën, derisa tashmë dihet se ai është blerë nga ekipi i madh kroat, Dinamo Zagreb.

GOLAT E NDESHJES

 

 


 
Të gjitha lajmet nga International