Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - YLLI

Kastrati shkëlqen, Ylli triumfon në kryeqytet

Kastrati shkëlqen, Ylli triumfon në kryeqytet


27 January, 2021 @19:07

E udhëhequr nga Super Erjon Kastrati, skuadra e Yllit sonte ka arritur të shënojë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Prishtinës në kryeqytet.

Skuadra e Prishtinës më e mirë se Ylli ishte vetëm në çerekun e parë (14-12), e pastaj pjesa tjetër i takoi suharekasve, që në fund shënuan fitore 60-68.

TABELA AKTUALE

Erjon Kastrati ishte më i miri te Ylli sonte.

Ai nuk pushoi për asnjë moment, duke luajtur plot 40 minuta, gjatë të cilave realizoi 26 pikë, 9 kërcime e 1 asistim. Përveç tij, pikë dyshifrore te Ylli shënuan edhe Mitchell Wilbekin dhe Valon Bunjaku, nga 10 secili.

Sa i përket Prishtinës, te kjo skuadër më i miri sonte ishte Nigel Johnson me 22 pikë, 4 kërcime e 1 asistim.

Me bilanc 12-6, Ylli i prin Superligës bashkë me Pejën momentalisht, kurse Prishtina gjendet në vendin e gjashtë në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga