Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYQTARËT

Kasumi e Kastrati në ndeshjet derbi

Kasumi e Kastrati në ndeshjet derbi


14 April, 2022 @16:48

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar në faqen e saj gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në përballjet e xhiros XXIX të Superligë, ndërsa Besfort Kasumi e Visar Kastrati janë deleguar në duelet derbi.

Njëra ndër to është Malisheva - Ulpiana, ku Ulpiana do të tentojë në fitore të patjetërsueshme karshi Malishevës që është rehat, për të shikuar mundësinë për t’iu afruar pozitës së barazhit.

ORARI I NDESHJEVE

Malisheva-Ulpiana luhet të shtunën me fillim prej orës 14:00 ndërsa Visar Kastrati është gjyqtar kryesor në këtë ndeshje i ndihmuar nga dyshja Lumturije Muhadri dhe Meriton Berisha. Në VAR do të jetë Shpëtim Murtezi, ndërsa AVAR Arben Halilaj.

Përballja tjetër derbi është ajo mes Llapit e Dritës që luhet në 17 prill, e diel, kurse dueli në Zahir Pajaziti do të drejtohet nga Besfort Kasumi, ndihmuar nga Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Në VAR do të jetë Alban Shala ndërsa AVAR Bujar Selimaj.

Në ndeshjet tjera, gjyqtarët kryesorë janë:
Drenica-Dukagjini, Genc Nuza;
Gjilani-Feronikeli, Eridon Podvorica;
Ballkani-Prishtina, Bardh Ajeti.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga