Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

KB Prizreni mban edhe kapitenin në ekip

Qëndrim Ajazaj/ Pamje nga arkivi

KB Prizreni mban edhe kapitenin në ekip


10 July, 2022 @12:28

Në vazhdën e përforcimeve dhe zyrtarizimeve për edicionin e ri garues 2022/23, skuadra aktive në tregun e transferimeve, KB Prizreni ka bërë të ditur se ka vazhduar marrëveshjen me kapitenin “e pazëvendësueshëm” të ekipit Qëndrim Ajazaj.

Sipas njoftimit të lëshuar në ditën e parë të Bajramit të vogël, KB Prizreni ka bërë të ditur se ka nënshkruar edhe për një edicion të plotë me Ajazajn, që njihet edhe si lojtar mjaft atletik.

“Edhe një rinovim te skuadra jonë. Kapiteni dhe 12-shja e pazëvendësueshme, Qëndrim Ajazaj, rinovon edhe për një vit. Kapiteni besnik, që është pjesë e ekipit që nga themelimi, do të na ndihmojë edhe sivjet drejt qëllimeve tona,” është thënë në njoftimin e ekipit bardhezi nga Prizreni, që në stinorin e kaluar fitoi Superkupën e Kosovës duke e mposhtur Trepçën në finale.

Përgjatë stinorit të kaluar, Ajazaj 27-vjeçar, ka pasur mesatarisht 10-minuta lojë për ndeshje në Superligë, ndërsa ka shënuar 1.2 pikë për ndeshje, 0.6 asistime për ndeshje dhe 1.8 kërcime për ndeshje.

Ndërsa në Ligën Unike, Ajazaj ka luajtur 11.8 pikë mesatarisht për ndeshje, me 1.9 pikë për ndeshje, 0.5 asistime për ndeshje dhe 1.8 kërcime për ndeshje.

Ky është lojtari i radhës i prezantuar te PontePrizreni për edicionin 22/23 pas rikthimit të Ivan Koljevicit, vazhdimit të Urim Zenelajt dhe ardhjes së dyshes prishtinase, Meriton Ismaili dhe Donat Rexhepi - të dy këta të fundit reprezentues të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga