Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

KB Prizreni rikthen Ivan Koljevicin në ekip

KB Prizreni rikthen Ivan Koljevicin në ekip


6 July, 2022 @13:17

Posa u bë e ditur se Prizreni rikthen një lojtar cilësor në skuadër, ndërsa Ivan Koljevic, që ka bërë dallimin në ekipet e tij ku ka luajtur, rikthehet te bardhezinjtë.

KB Prizreni ditë më parë bëri të ditur ardhjen e Meriton Ismailit, pastaj vazhdimin me Urim Zenelajn, ndërsa tash rikthen njërin ndër lojtarët më të dalluar në Superligë në edicionet e fundit.

“Pas prezantimit të Ismailit, Zenelajt në ekip tani rradha është për prezantimin e lojtarit të parë të huaj, ku Ivan Koljevic do rikthehet në skuadrën ne të cilën fitoi Superkupën. Ivan Koljevic pa dyshim që është njëri ndër organizatorët më të mirë në Superligën e Kosovës,” ka shkruar në njoftim KB Prizreni.

Ndërsa më tej ka bërë të ditur se me këtë nuk kanë përfunduar përforcimet, për të cilat do të bëhet e ditur në vazhdim.

“Nuk do ndalemi me kaq, në ditët në vazhdim do prezentojm edhe përforcimet tjera,” ka shkruar njoftimi.

Kujtojmë, Koljevic përkundër moshës (38-vjeç) ka treguar se mund të përballet në Superligë me kundërshtarët, ndërsa në Kosovë ka luajtur për Trepçën dhe Rahovecin, përvec Prizrenit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga