TREPÇA (F) - BASHKIMI (F)
KBF Bashkimi bindshëm ndaj Trepçës, ngritet në krye
1 November, 2020 @13:39
Vashat e Bashkimit e mposhtën bindshëm Trepçën me rezultat 60-96 dhe u ngritën në krye të tabelës në Ligën e Femrave.
Bashkimi dallimin e bëri që nga çereku i parë, duke shënuar 32 pikë dhe pësuar vetëm 8 pikë, e më pas e kontrolloi ndeshjen deri në fund për ta regjistruar fitoren e dytë të sezonit.
Le’Jzae Davison ishte koshashënuesja më e mirë te Bashkimi me 23 pikë, derisa u dalluan edhe Jaleesa Avery me double-double prej 19 pikëve e 12 kërcimeve dhe Saranda Daci me 14 pikë e 8 kërcime.
Te Trepça u veçuan Sihana Ramoja me 19 pikë, Ervala Shabani me 17 pikë dhe Lorena Haxha me 11 pikë.
Bashkimi me 2 fitore e 0 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Trepça nuk e ka shijuar fitoren ende këtë sezon.
Në xhiron tjetër Bashkimi e pret Prishtinën në Prizren, kurse Trepça përballet me Kastriotin.