KBF BASHKIMI - KBF VËLLAZNIMI
KBF Bashkimi, kampion vjeshtor!
13 December, 2020 @16:18
KBF Bashkimi, duke e mpshtur Vëllaznimin me rezultat 105-77, shpallet kampion vjeshtor në Ligën e Femrave.
Vashat prizrenase në asnjë moment nuk ishin në disavantazh kundër Vëllaznimit dhe kështu e mbyllën stinorin vjeshtor në krye të tabelës.
Koshashënuesja më e mirë te Bashkimi ishte Le’Jzae Davidson me 35 pikë e 9 kërcime, derisa u dallua edhe Arbnore Përquku me double-double prej 22 pikëve e 12 asistimeve.
Me pikë dyshifrore luajtën edhe Jaleesa Avery me 16 pikë, Diedona Halitaj me 14 pikë dhe Jeta Zeka me 12 pikë.
Te Vëllaznimi si zakonisht më të veçuarat ishin Raven Baker me 36 pikë e 6 asistime dhe Sarah Mgbeike me 28 pikë e 18 kërcime.
Bashkimi me 9 fitore e 1 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Vëllaznimi me 8 fitore e 2 humbje në pozitën e dytë.