Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF FLAMURTARI - KBF BASHKIMI

KBF Flamurtari bindshëm mposhtë KBF Bashkimin

KBF Flamurtari bindshëm mposhtë KBF Bashkimin


3 March, 2022 @18:28

Vajzat vlonjate kanë kaluar lehtë kundërshtarin e sotëm në Ligën Unike, KBF Bashkimi.

KBF Flamurtari e udhëhequr në fushë nga dyshja Laura Johnson dhe Samra Omerbasic, ka shkëlqyer përgjatë pjesës së parë të ndeshjes për të shkuar në pjesë të dytë lehtë dhe sigurt drejt fitores, 85-58 [30-18, 19-9, 19-14, 17-17].

Kjo ka qenë humbja e parë e KBF Bashkimit nën drejtimin e trajnerit të ri, Franko Sterle.

Ndërsa sa i përket lojës, vajzat e Flamurtarit kanë vazhduar me formë të mirë dhe pos dyshes së përmendur, e gjithë pesëshja e parë ka kryer lojën me pikë dyshifrore.

Te Bashkimi pikët dyshifrore i kanë arritur vetëm amerikanet, D’asia Chambers 22 dhe Monique Coker, 10.

Me këtë fitore, Flamurtari vazhdon ecurinë tepër të mirë në ligë, duke e bërë bilancin 7-1, ndërsa Bashkimi tash ka bilanc 5-4.



LIGA UNIKE, FEMRAT - TABELA AKTUALE:

1 Flamurtari 7-1
2 Penza 6-2
3 Prishtina 5-3
4 Bashkimi 5-4
5 Partizani 2-7
6 Tirana 0-8

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike