KBF PRISHTINA - KBF KASTRIOTI
KBF Prishtina e hap xhiron me fitore
12 December, 2020 @20:37
Pas humbjes ndaj Penzës në xhiron e kaluar, Prishtina e mposhti Kastriotin me rezultat 76-63.
Enxhi Xhanaj në këtë ndeshje shkëlqeu për Prishtinën. Ajo ishte shumë afër shifrave magjike triple-double, e cila luajti me 19 pikë, 14 kërcime e 7 asistime.
Xhanaj u ndihmua edhe nga Besjana Martinaj me 14 pikë.
Te Kastrioti si zakonisht më e mira ishte Agnesa Rrahmani me 28 pikë e 4 kërcime.
Prishtina ka bilanc prej 6 fitoreve e 4 humbjeve pash 10 xhirove të zhvilluara, kurse Kastrioti 1 fitore e 9 humbje.