Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF PENZA - KBF PRISHTINA

KBF Prishtina fiton thellë në derbi, njofton Penzën me humbje

KBF Prishtina fiton thellë në derbi, njofton Penzën me humbje


Teksti: FBK

17 February, 2022 @19:13

Prishtina ia shkakton humbjen e parë Penzës në kuadër të Ligës Unike.

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Penzës në udhëtim me rezultat 63:101 (13:35, 13:20, 21:24, 16:22), në xhiron e shtatë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Prishtinaset e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 0:8, dhe e thelluan atë në çerekun e parë, ku e fituan këtë pjesë me shifrat 13:35, që u ndihmoi shumë në vazhdim të ndeshjes. Kryeqytetaset nuk u ndalën as në vazhdim, për të thelluar epërsinë më shumë, ku vendaset nuk kishin përgjigje për lojën e tyre. Katër minuta nga fundi i pjesës së parë, arritën epërsi të dyfishtë 24:48, ndërsa shkuan në pushim me rezultat të thellë 26:55.

Në Pejë nuk kishte rivalitet as në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku epërsia e vashave prishtinase shkoi deri në 39 pikë, 38:77, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 47:79. Dhjetë minutat e fundit u zhvilluan vetëm për formalitet, pasi fituesi dihej dhe Prishtina nuk e rrezikoi për asnjë moment fitoren, duke triumfuar me rezultat 63:101.

Te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 10 pikë e 12 kërcime dhe Narlyn Mosquera me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 24 pikë e 15 kërcime, Agnesa Rrahmani me 31 pikë e gjashtë kërcime dhe Arbnore Përquku me 18 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime.

Penza pësoi humbjen e parë pas pesë fitoreve radhazi, kurse Prishtina ka katër fitore e dy humbje.



TABELA AKTUALE:

1 Flamurtari 5-1 11 pikë
2 Bashkimi 4-3 11 pikë
3 Penza 5-1 11 pikë
4 Prishtina 4-2 10 pikë
5 Partizani 1-6 8 pikë
6 Tirana 0-6 6 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike