Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF VËLLAZNIMI - KBF TREPÇA

KBF Vëllaznimi me lehtësi e kalon Trepçën

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

KBF Vëllaznimi me lehtësi e kalon Trepçën


9 December, 2020 @13:54

Vashat e Vëllaznimit pa problem e mposhtën Trepçën me rezultat 64-39.

Skuadra e Vëllaznimit epërsinë nuk e lëshoi nga minuta e parë e deri në fund, derisa dallimi më i madh u bë në çerekun e parë dhe të dytë, ku skuadra gjakovare pësoi 7 dhe 6 pikë.

Vëllaznimi në këtë ndeshje luajti pa amerikanen Sarah Mgbeike, por amerikanja tjetër Raven Baker e barti tërë barrën e skuadrës, duke luajtur me 34 pikë, 12 kërcime, 6 asistime e 4 topa të rrëmbyer. Baker ishte e vetmja me pikë dyshifrore te Vëllaznimi.

Te Trepça më e dalluara ishte Sihana Ramoja me 25 pikë e 13 kërcime.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi me një ndeshje më shumë u vendos në krye të tabelës me 8 fitore 1 humbje, kurse Trepça ka bilanc prej 1 fitoreve e 8 humbjeve.

Në xhiron tjetër Vëllaznimi përballet me Bashkimin, derisa skuadra mitrovicase me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave