Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË PRIZRENIT PAS NDESHJES NDAJ VËLLAZNIMIT

Kërveshi: Gradualisht do të kthehemi

Edin Këveshi, trajner i KB Prizreni/ Foto: TOPSPORTI/ Pamje nga arkivi

Kërveshi: Gradualisht do të kthehemi


29 January, 2023 @9:17

Trajneri i Ponte Prizrenit, Edin Kërveshi, ka qenë i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit të tij në përballjen e djeshme ndaj Vëllaznimit, ndërsa ka thënë se ndër të tjera mungesa e asistimeve ka ndikuar që të mposhten.

Gjithashtu, trajneri prizrenas ka bërë të ditur se me ardhjen e lojtarit në pozitën një, ekipi po përmirësohet gradualisht, që është edhe arsyeja pse janë këndellë në pjesë të dytë të ndeshjes.

“Së pari i uroj fitoren Vëllaznimit. Në dy çerekët e parë, kemi qenë 1/15 për tri pikë dhe vetëm 2 asistime. Në çerekun e tretë e katërt u këndellëm, u kthyem në lojë. Besoj që gradualisht po përmirësohemi. Në fund gjatë vazhdimeve, ata patën disa shutime për tri pikë që i dhanë, ndërsa ne na mposhtën disa detaje të vogla,” ka thënë ndër të tjera trajneri Edin Kërveshi pas ndeshjes.

Me këtë disfatë, Prizreni bëhet me bilanc 7 fitore e 13 humbje në Superligë, ndërsa qëndron në pozitën e parafundit të renditjes tabelare. Përndryshe, Vëllaznimi në duelet e direkte nuk ka humbje nga Prizreni këtë stinor në Superligë, duke i fituar që të trija, 3-0!

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga