Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMIR RRAHMANI

“Këto ndeshje përgatitje për kualifikime drejt Botërorit”

Amir Rrahmani gjatë konferencës së sotme për shtyp në Durrës/ Foto: FFK

“Këto ndeshje përgatitje për kualifikime drejt Botërorit”


10 November, 2020 @15:33

Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës, Amir Rrahmani, në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur sot në Durrës, ka thënë se ndeshjet e nëntorit do t’i shërbejnë si përgatitje për kualifikimet drejt Botërorit Katari 2022.

“Po besoj që këto tri ndeshje do të na ndihmojnë shumë që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022, sepse e dimë që do të kemi kundërshtar shumë më të fortë se sa ne, së paku që janë të renditur më mirë në ranglistën e FIFA-s, andaj këto ndeshje do të na ndihmojnë shumë në këtë drejtim,” ka theksuar Rrahmani në konferencën për shtyp sot, transmeton FFK-ja përmes videos direkte të publikuar në Facebook.

Amir Rrahmani ka munguar në përballjet e tetorit të Kosovës, ku u luajt edhe gjysmëfinalja e rëndësishme ndaj Maqedonisë së Veriut, të cilën e humbi Kosova 2-1.

Qendërmbrojtësi i Napolit është ende në pritje të startimit në Serie A nën urdhërat e Gennaro Gattusos, ndërsa pritet t’i ndihmojë Kosovës në fushë për përballjet ndaj Sllovenisë e Moldavisë, për të mbijetuar në Ligën C të Kombeve.

Më 11 nëntor Kosova luan miqësoren ndaj Shqipërisë në Elbasan Arena.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve