GOLDEN STATE WARRIORS
Kevin Durant nuk udhëton në Portland
17 May, 2019 @11:36
Super ylli i Golden State Warriorsave, Kevin Durant, nuk do të udhëtojë në Portland në dy ndeshjet e radhës të serisë finale të Konferencës Perëndimore që do të luhen në palestrën “Moda Center”.
Durant ishte lënduar në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale kundër Houstonit, derisa trajneri Steve Kerr pas ndeshjes ka thënë se gjendja e lojtarit është më e rëndë se sa që kishin menduar.
Golden State Warriors aktualisht është 2-0 në epërsi kundër Portlandit dhe është dy fitore larg finales së madhe.