Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OKLAHOMA

Kevin Durant show

REUTERS/Bill Waugh

Kevin Durant show


6 May, 2013 @2:06

Performanca jashtëzakonshme e Kevin Durantit, ia solli Oklahomës fitoren e parë kundër arushave në gjysmëfinale. Ndeshja përfundoi me rezultat 93-91 në favor të skuadrës së trajnerit Scott Brooks.

Duranti në këtë ndeshje shkëlqeu me 35 pikë , 15 kërcime e 6 asistime, dhe u ndihmua edhe nga Kevin Martin me 25 pikë. Ndërsa në anën tjetër, në sekondat e fundit të ndeshjes, u faulua lojtari Quincy Pondexter dhe kishte të drejt të gjuante tre gjuajtje të lira. Këtë dhuratë, Pondexter nuk arriti ta shfrytëzoi për ta barazuar rezultatin, pasi shënoi vetëm një herë prej 3 gjuajtjeve  dhe ndeshja përfundoi me rezultat 93-91.

Oklahoma tani është në epërsi prej 1-0 në seri. Ndeshja e radhës do të luhet me 7 maj përsëri në Chesapeake Energy Arena.

Skema e Play Offit


Video

Kevin Durant duke shënuar pikët vendimtare




REZULTATI:

Oklahoma - Memphis 93-91 1-0 në seri

 
Të gjitha lajmet nga