Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA

KF Drita negative në COVID-19, por duhet edhe një testim

KF Drita negative në COVID-19, por duhet edhe një testim


6 August, 2020 @19:41

Skuadra e Dritës që do të garojë në parakualifikime për Champions League 20/21 ka bërë të ditur para pak çastesh se i tërë ekipi është testuar dhe ka dalë negativ në COVID-19.

Mirëpo, përveç kësaj komunikata e Dritës ka shkruar se do të testohen edhe njëherë të gjithë anëtarët e skuadrës që do të udhëtojnë në Nyon për shkak të sigurisë së madhe që ka gara e Champions League.

Urojmë që të gjithë të dalin përsëri negativ në ri-testim,” ka shkruar njoftimi i Dritës në fund.

Rezultatet e ri-testimit do të dalin rreth orës 21:00 ka bërë të ditur kampioni aktual i Kosovës.

Drita do të merr pjesë në parakualifikime të Ligës së Kampionëve 20/21, ndërsa ndeshja e parë e saj do të luhet ndaj skuadrës që u bë kampione për herë të parë në Andorrë, Inter Escalades.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga