DITËLINDJA
KF Teuta shënon 101 vjetorin e themelimit
29 January, 2021 @0:11
Skuadra nga Kategoria Superiore shqiptare, KF Teuta, sot më 29 janar feston 101 vjetorin e themelimit të klubit.
“KF Teuta ka lindur më 29 janar 1920, saktësisht 101 vite më parë,” ka shkruar njoftimi i klubit sot, duke uruar ditëlindjen e klubit adhuruesve të ekipit, që mban emrin e mbretëreshës ilire.
Teuta titullin e fundit kampion të Shqipërisë e ka fituar në sezonin 1993/94, ndërsa nënkampion i Shqipërisë ka qenë së fundi në sezonin 2011/12 në periudhën kur fjalën kryesore në futbollin shqiptar e thoshte Skënderbeu.
Atkualisht durrësakët janë në pozitë të tretë të renditjes tabelare me 27 pikë, sa ka edhe Partizani i dyti, derisa liderja Vllaznia ka 36 sosh.