Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI I GARAVE

KG dorëzon në disiplinore emrat pas ndeshjeve të barazhit

Foto: FFK

KG dorëzon në disiplinore emrat pas ndeshjeve të barazhit


5 June, 2019 @14:50

Pas ndeshjeve të barazhit të Superligës së Kosovës në futboll, Komisioni i Garave të FFK-së ka regjistruar duelet me rezultet e arritura në fushë, ndërsa ka inicuar procedura disiplinore për akterët e ndeshjes brenda dhe jashtë fushe, ku veçanërisht bien në sy emrat e shumtë nga KF Vëllaznimi, që kishte pakënaqësi pas humbjes së ndeshjes ndaj Trepçës’89.

INICIME TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të KF “Trepça ‘89”, Ylber Maloku me nr lic 10 dhe nr ID 001044M96 (motivi – grushtim i lojtarit kundërshtar në ndeshjen e barazhit, KF “Trepça’89” – KF “Vëllaznimi” e zhvilluar në Prishtinë me datë 01.06.2019 sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Kushtrim Gashi me nr lic 18 dhe nr ID001270M91 (001044M96 (motivi – grushtim i lojtari kundërshtar në ndeshjen e barazhit KF “Trepça ‘89” – KF “Vëllaznimi” e zhvilluar në Prishtinë me datë 01.06.2019 – sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Samir Sahiti me nr lic 22 dhe nr ID 002265M88 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka tentuar ta sulmojë referin kryesor M.Bejtullahu, fyerje dhe sharje ndaj krerëve të FFK-së në ndeshjen e barazhit KF “Trepça ‘89” – KF “Vëllaznimi” e zhvilluar në Prishtinë me datë 01.06.2019 (sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Jeton Dushi me nr lic 10 dhe nr ID 002275M96 (motivi – sharje fyerje ndaj referëve dhe FFK-së) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj klubit të KF “Vëllaznimi” (motivi – për sjellje jo korrekte ndaj ekipit vendas dhe referit të ndeshjes ku në min 16, 63, kanë fyer dhe ofenduar, dhe në min e 66 pati fërkime në fushë ku nga tribuna perëndimore janë hedhur 3 shishe PVC në fushë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

6.Ndaj drejtorit të KF “Vëllaznimi” Ahmet Morina me nr ID 007949M70 (motivi -largim nga bankina për shkak të fyerjeve dhe sharjeve ndaj referëve dhe krerëve të FFK-së) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

7.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Vëllaznimi” Blerim Vula me nr ID 009784M53 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë me vrap në fushë ku fillon të shajë dhe fyejë referët dhe krerët e FFK-së. Krejt çfarë ka ngjarë në fund të takimit ishte ndezur nga z. Blerim Vula dhe Samir Sahiti) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.

8.Ndaj tifozëve të SC “Gjilani”(motivi-ku në minutat 84 dhe 87 fyen në kor lojtarin kundërshtar A.Tosuni në ndeshjen e barazhit SC “Gjilani” – KF “Besa” e zhvilluar në Prishtinë me datë 30.05.2019) sipas raportit të personit zyrtarë të ndeshjes.

9.Ndaj kryetarit të KF “Vëllaznimi” Agim Cana (motivi – pas përfundimit të ndeshjes fton mediet në zhveshtore të KF “Vëllaznimi” prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pabazuara për futbollin e Kosovës para prezencës së futbollistëve dhe medieve. Ky veprim si i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive) sipas incizimeve TV.

10.Ndaj lojtarit të KF “Besa“ Egzon Gashi me nr ID 002279M88 (motivi-deklarim në rrjete sociale ku përmes një statusi në Facebook ai komenton humbjen e ish- skuadrës së tij KF “Vëllaznimi” ku sipas tij referimi ishte skandaloz dhe ky është tmerri i futbollit me referimin e M.Bejtullahut).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga