Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E PARË 2020/21

KH Deçani kampion vjeshtor

KH Deçani kampion vjeshtor


15 December, 2020 @0:13

Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

U zhvillua një garë e mirë, ndërsa në skuadra kanë parakaluar shumë hendbollistë të talentuar.

Sa i takon rezultateve, është shquar Deçani, që ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet.

Duke e mposhtur KEK-un si mysafir në përballjen e fundit të pjesës vjeshtore të stinorit me rezultat të thellë 25-35 deçanasit kryejnë Ligën e Parë me 18 pikë maksimale.

Me 18 pikë, Deçani është kampion vjeshtor në Ligën e Parë. Deçani duke konfirmuar seriozitetin mbetet pretendi kryesor për rangun më të lartë të garave të hendbollit të Kosovës.

handball


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga