Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

B: FLAMURTARI 0-2 KIKA

Kika si mysafire, njofton Flamurtarin me humbje

Futbollistet e Kikes sot, duke pozuar para ndeshjes ndaj Flamurtarit/ Foto: KFKika/fb

Kika si mysafire, njofton Flamurtarin me humbje


1 November, 2020 @17:29

Një lojë shumë e mirë e Kikës, që përkundër mungesave që i pat në formacion ka arritur të shënojë fitore në terren të vështirë, duke e mposhtur Flamurtarin në Xhemajl Ibishi 0-2 [Dardan Dermaku 58, 76].

Sulmuesi i skuadrës nga Hogoshti Dardan Dermaku ka shënuar dy herë në fitoren e Kikës, ndërsa Flamurtari është njoftuar me humbjen e parë të stinorit dhe atë në terren të vetë.

TABELA AKTUALE

Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, Dermaku në pjesë të dytë me golat e tij i ka dhënë fund dilemës së fituesit të ndeshjes.

Me fitore, Kika ngritet në 12 pikë dhe vazhdon luftën për të qenë pjesë e kreut të tabelës, ndërsa Flamurtari tashmë mbyll xhiron në pozitë të tretë të klasifikimit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë