Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROSPORT PREZENTON

Kjo është Shqipëria, debutuesja e EURO2016!

Kjo është Shqipëria, debutuesja e EURO2016!


Prezentimi i Shqipërisë, shkruan: Eurosport

31 May, 2016 @10:55

“Më i dashuri Gianni,” ka nisur fjalimin e tij kryeministri i Shqipërisë drejtuar përzgjedhësit të Shqipërisë, Gianni De Biasi, pasi që kuqezinjtë për herë të parë u kualifikuan për në Kampionat Europian. “Fjalët nuk mund të shprehin falenderimin tim ndaj jush.”

Kështu nis Eurosport prezentimin e Shqipërisë për EURO 2016, në faqen ku ka shkruar për të gjithë pjesëmarrësit e Kampionatit Europian “Franca 2016”.

Shqipëria asnjëherë nuk ishte më afër një turneu të madh edhe pse tregoi përmirësime në lojë në kualifikime për Kampionatin Botëror “Brazili 2014”.

Shumë pak njerëz kanë besuar se Shqipëria mund të shkonte kaq larg, ndërsa tash e tutje për ta do të jetë edhe më vështirë pasi që aktualisht kanë edhe lojtarë me origjinë nga Kosova, që këtë muaj u pranua në UEFA e FIFA.

Një gjë që është e sigurt, përkrahësit e Shqipërisë do të vinë nga e gjithë bota për të festuar arritjen e madhe në Francë.

PIKËPYETJA E MADHE

A ka fuqi sulmuese për të shkuar më tutje? Shqipërpia ka shënuar vetëm 7 herë gjatë kualifikimeve, nëse e largoni ndeshjen 3-0 të fituar në tavolinë ndaj Serbisë. Asnjëri s’ka shënuar dy herë për Shqipërinë në këtë kampanjë.

r

Milot Rashica, talenti i madh 19 vjeçar që shkëlqeu te Vitesse këtë stinor debutoi në muajin mars te seniorët dhe mund të jetë arma më e mirë e De Biasit për të shënuar, nëse e bind ai italianin për ta marrë në Francë.

NJËMBËDHJETËSHJA POTENCIALE

Berisha; Hysaj, Djimsiti, Cana, Agolli; Gashi, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Lenjani; Cikalleshi.

Derisa Shqipëria nuk bind në sulm, baza e ekipit është përvoja e lojës së bashku të lojtarëve. Lorik Cana është kapiteni inspirues i ekipit me përvojë nga ligat e mëdha europiane, derisa Elseid Hysaj, krahu i djathtë, është stabilizuar te Napoli. Berat Xhimshiti në fund të stinorit ka debutuar te Atalanta.

h

Tualant Xhaka, që pabesueshëm do të luaj kundër vëllaut të tij në ndeshjen që Shqipëria luan ndaj Zvicrës, është lojtar kyq i Baselit dhe gjatë verës mund ta sheh veten në Angli ose Gjermani.

PËRZGJEDHËSI: GIANNI DE BIASI

Italiani që donte të penzionohej në vitin 2011, gjatë ngasjes së bicikletës pranon një telefonatë - pastaj shkruhet historia.

Trajneri që ka shëtitur mjaft ka qenë i shkarkuar nga Udinese një vjet më parë dhe morri drejtimin e Shqipërisë edhe pse njihte shumë pak këtë vend.

bi

Në fund, kjo doli të jetë njëra ndër tregimet e suksesit të madh që çoi emrin e De Biasit në listën e ngushtë për të marrë drejtimin e Azzurrëve në vendin e tij, pasi që Antonio Conte nënshkroi për Chelsean.

Prej një penzioneri, De Biasi u bë aset i vlefshëm.

TOP 3 LOJTARËT

Lorik Cana: Zemra e Shqipërisë është afër paraqitjes së 100-të me kombëtaren shqiptare dhe këtë ai do ta bëj në ndeshjen e parë të Shqipërisë në EURO 2016 ndaj Zvicrës. Më krenar se ai atë ditë? Vështirë është të gjesh ndonjë njeri. Cana 32 vjeç që stinorin e përfundoi te Nantes, është zjarrëvënësi dhe katalizator i patriotizmit të kësaj Shqipërie që po shkruan historinë.

c

Elseid Hysaj: Stinorin e kaluar la Empolin për Napolin, bashkë me trajnerin e tij Maurizio Sarri. I gjatë, i shpejtë dhe teknik, ky krah i djathtë vetëm 22 vjeç tashmë është emër që kërkohet nga klubet europiane të mëdha.

hy

Taulant Xhaka: Vëllau më pak i njohur nga Xhakat, i lindur në Zvicër, Taulanti është bërë pjesa më e rëndësishme e kombëtares shqiptare prej se ka debutuar aty në vitin 2014. Ai është i shumanshëm në mesfushë dhe në mbrojtje. Ka inteligjencë dhe është njeriu që mban qendrën e fushës së vendit të tij.

ta

YLLI I RRJETEVE SOCIALE

Shkelzen Gashi është njëri ndër lojtarët e paktë të Shqipërisë që ‘cicëron’ rregullisht në gjuhën angleze. Shpesh ai ‘gjuan’ foto dhe video të jetës së tij në SHBA te Colorado Rapids, ekipi i tij i fundit.

h

SI U KUALIFIKUAN?

Shqipëria nisi me rezultatin, ndoshta, më të mirin në histori. Fituan Portugalinë si mysafir me një gol të bukur të Bekim Balajt, e pastaj erdhi edhe barazimi ndaj Danimarkës. Pastaj erdhi ndeshja e famshme e ‘dronit’, ku u ndërpre loja ndaj rivalit të ashpër, Serbisë, pasi që u shfaq dhuna në stadium pranë rezultatit 0-0.

bal

Me kohë, Shqipëria këputi 3 pikë në tavolinë dhe me fitore 3-0 në ndeshjen e fundit të kualifikimeve ndaj Armenisë, kuqezinjtë siguruan kualifikim automatik nga Grupi I.

GRUPET DHE ORARI I NDESHJEVE TË EURO 2016


KF GJILANI

Renovime te Gjilani

FFK Superliga

Renovime te Gjilani

31/05/16 @ 00:34

EURO2016

Lista e gjyqtarëve

UEFA Euro 2016

Lista e gjyqtarëve

30/05/16 @ 23:34

MEDIA

West Hami pas kolumbianit

Premier League/Serie A/Transfere

West Hami pas kolumbianit

30/05/16 @ 23:09

MIQËSORE

Payet shpëton Francën

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Payet shpëton Francën

30/05/16 @ 22:55

ZVICRA

6 shqiptarë në listën përfundimtare

Shqipëria/UEFA Euro 2016/Sportistë shqiptarë në botë

6 shqiptarë në listën përfundimtare

30/05/16 @ 18:52

NUK NDALEN

Besa godet përsëri

FFK Superliga/Transfere

Besa godet përsëri

30/05/16 @ 18:44

MISIONI EUROPIAN

Ferronikeli prezanton skuadrën

FFK Superliga

Ferronikeli prezanton skuadrën

30/05/16 @ 18:29

BESA EUROPIANE

Prezantohen përforcimet

FFK Superliga

Prezantohen përforcimet

30/05/16 @ 18:10

LISTA PËRFUNDMITARE

Sllovakët japin 23-shen

International/UEFA Euro 2016

Sllovakët japin 23-shen

30/05/16 @ 15:36

DUELET E RADHËS

Sot, dy çerekfinalet e radhës në Superkupë

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Sot, dy çerekfinalet e radhës në Superkupë

14/09/23 @ 11:28

VIDEO

Superkupa: Trepça-Bashkimi #highlights

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Superkupa: Trepça-Bashkimi #highlights

14/09/23 @ 08:27

ADIS BECIRAGIC, PAS NDESHJES

“I lumtur për fitoren, duhet më shumë disiplinë në mbrojtje”

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

“I lumtur për fitoren, duhet më shumë disiplinë në mbrojtje”

14/09/23 @ 08:21

ELBESAR GËSHTENJA, PAS NDESHJES

“S’e bëmë lojën tonë, kishim telashe në mbrojtje”

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

“S’e bëmë lojën tonë, kishim telashe në mbrojtje”

14/09/23 @ 08:12

VIDEO

Superkupa: Prishtina-Istogu, #highlights

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Superkupa: Prishtina-Istogu, #highlights

13/09/23 @ 22:44

TREPÇA NË GJYSMËFINALE

Trepça shumë lehtë ndaj Bashkimit, siguron gj’finalen ndaj Prishtinës

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Trepça shumë lehtë ndaj Bashkimit, siguron gj’finalen ndaj Prishtinës

13/09/23 @ 22:02

FIKRET SHATRI, PAS NDESHJES

“Ende po ndërtojmë ekipin”

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

“Ende po ndërtojmë ekipin”

13/09/23 @ 21:42

ZYDRUNAS URBNOAS, PAS NDESHJES

“Ishim më të fortë, e kuptueshme”

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

“Ishim më të fortë, e kuptueshme”

13/09/23 @ 21:37

PAS PJESËS SË PARË

Trepça dominoi plotësisht pjesën e parë ndaj Bashkimit

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Trepça dominoi plotësisht pjesën e parë ndaj Bashkimit

13/09/23 @ 21:23

FSHF DO TË PËRFITOJË 23% MË SHUMË

Shifra që do të përfitojë Shqipëria, nëse siguron EURO 2024!

Evropiani/Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shifra që do të përfitojë Shqipëria, nëse siguron EURO 2024!

13/09/23 @ 20:01


 
Të gjitha lajmet nga