Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMBINATORIKA

Kombinimet italiane për Ligë të Kampionëve

Kombinimet italiane për Ligë të Kampionëve


26 May, 2019 @11:51

Para 90 minutëshit të fundit për ekipe, Atalanta, Inter, Milan dhe Roma janë në betejat vendimtare për Ligë të Kampionëve.

Cili ekip do ta fitojë këtë luftë, që përveç të ardhurave është edhe prestigj për skuadrat e sotme? Atalanta e Inter hynë në xhiron e fundit me 66 pikë, Milan është me 65, ndërsa Roma konsiderohet autsajdere, por gjasa teorike me 63 pikë, ka!

Shiko TABELËN AKTUALE

ATALANTA në ChampionsLeague, nëse…

Mposhtin Sasuolon.

Barazojnë me Sassuolon, por Inter e Milan nuk fitojnë sot.

Humbin nga Sassuolo, por edhe Inter, Milan e Roma humbin.

INTER në ChampionsLeague, nëse…

Mposhtin Empolin sot.

Arrijnë të njëjtin rezultat si Milani sot.

Inter mposhtet, por Milan barazon.

Inter mposhtet 1-0, Milan humb dhe Roma fiton me deri tre gola diferencë.

MILAN në ChampionsLeague, nëse…

Mposhtin SPAL-in sot, dhe njëra nga Atlanta e Inter nuk fiton.

Milan barazon, ndërsa Inter e Atalanta mposhten dhe Roma fiton.

Milan barazon, Inter nuk mposhtet dhe Atalanta humb.

ROMA në ChampionsLeague, nëse…

Mposht Parmën me 5 gola dallim, Inter mposhtet 1-0, Atalanta merr pikë dhe Milan humb.

Mposht Parmën, derisa Atalanta, Inter dhe Milan - humbin.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A