Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITA E FUNDIT

Kombinimet për mbijetesë në Serie A

Kombinimet për mbijetesë në Serie A


26 May, 2019 @10:52

Dita e fundit e stinorit në Serie A. Ditë jetike për disa skuadra që janë në rrezik për rënie. Udinese që ka 40 pikë tashmë ka shpëtuar, pasi që ka bilans më të mirë ndaj ekipeve tjera.

PERMUTACIONET aktuale:

Genoa 37 pikë, luan ndaj Fiorentinës jashtë. Mund të mbijetojë nëse merr rezultat më të mirë se Empoli, ose fiton (përveç nëse kryejnë stinorin baraz me Udinesen e Fiorentinën, në të cilin rast duhet të fitojnë me 2 gola epërsi).

Empoli 38 pikë, luan ndaj Interit jashtë. Mund të mbijetojë nëse fiton ose së paku barazon rezultatin e Genoas sot.

Fiorentina 40 pikë, luan në shtëpi ndaj Genoas. Mund të mbijetojë nëse nuk humb sot ose humbin e Empoli nuk fiton, por edhe nëse humbin me një gol dallim e Udinese mposhtet me dy gola dallim sot.

Shiko: TABELËN AKTUALE

DUELET KOKËpërKOKË:

Në 38 pikë Empoli e Genoa. Empoli do të rrëzohej, pasi që ka bialns më të dobët në duelet ndërmjet.

Në 40 pikë Genoa e Fiorentina. Fiorentina bie, për shkak të bilansit më të dobët në duelet ndërmjet.

Në 40 pikë të trija Udinese, Genoa e Fiorentina. Do të krijohej tabela e miniligës mes këtyre skuadrave, ku të gjitha kanë nga 5 pikë. Udinese ka përparësi këtu, dhe shpëton stinorin.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A