MALISHEVA - LIRIA
Kombinimi Rrahmani - Abazi për fitore, Malisheva përsëri mposhtë Lirinë
14 March, 2021 @15:08
Një fitore mjaft e rëndësishme për Malishevën ndaj Lirisë sot.
Takimi mes skuadrave në fjalë u mbyll 1-0 në të mirë të Malishevës, njëjtë sikurse takimi i pak ditëve më parë në Prizren.
Për 1-0 të vendasve shënoi Albion Rrahmani, i asistuar nga Armend Abazi, e ky gol në fund doli të ishte vendimtar, pasi që ndeshja u mbyll me këtë rezultat, i mjaftueshëm që Malisheva t’i arkëtojë 3 pikë.
Kjo fitore bën që Malisheva edhe më tutje t’i prijë Grupit A të Ligës së Parë dhe të jetë favorite për ngjitje në Superligë, kurse shpresat e Lirisë për rikthim në Superligë sezonin tjetër po zbehen gjithnjë e më shumë.