Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROBASKET 2022 | 1/8 E FINALES

Kompletohet faza grupore, duele interesante në të tetën e finales

Kompletohet faza grupore, duele interesante në të tetën e finales


9 September, 2022 @11:47

Pas fazës grupore, tejet interesante, me ndeshje tepër të mira dhe aktraktive - tashmë është gjithcka gati për të nisur faza e së tetës së finales së Eurobasket 2022.

Përballjet dihen, ndërsa duelet që pritet të sjellin emocione edhe më të madhe janë para nesh, duke u luajtur më 10 dhe 11 shtator, ndër ekipet që kërkojnë cerekfinalen e garës më të madhe basketbollistike evropiane.

Kështu, në të tetën e finales takohen:

10 shtator: Gjermania - Mali i Zi
11 shtator: Greqia - Çekia
(fituesit takohen në çerekfinale)

10 shtator: Spanja - Lituania
11 shtator: Finlanda - Kroacia
(fituesit takohen në çerekfinale)

10 shtator: Sllovenia - Belgjika
11 shtator: Ukraina - Polonia
(fituesit takohen në çerekfinale)

10 shtator: Turqia - Franca
11 shtator: Serbia - Italia
(fituesit takohen në çerekfinale).

-

Eurobasket 2022 - Group A

Sa i përket fazës grupore, Greqia dhe Serbia janë paraqitur më të fuqishme nëpër grupet përkatëse, derisa asnjëra ende nuk ka shijuar humbjen dhe ka kaluar grupin e vetë me bilans 5-0.

Eurobasket 2022 - Group B

Grupi më i fortë ka qenë Grupi B, ku ka pasur super-ndeshje, derisa Sllovenia dhe Gjermania e kryen grupin me 4-1, Franca me 3-2, ndërsa Lituania doli nga grupi me bilans negativ 2-3, duke e lënë Bosnjën jashtë, me gjithashtu bilans të njëjtë 2-3. Hungaria në këtë grup ishte autsajdere, duke e përfunduar garën me 0-5.

Eurobasket 2022 - Group C

Pos Hungarisë, pa fitore Eurobasketin 2022 e përfunduan edhe Britania e Madhe në Grupin C dhe Holanda në Grupin D.

Eurobasket 2022 - Group D


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket