NBA
Kompletohet Konferenca Lindore për Play Off
8 August, 2020 @10:00
Konferenca Lindore është kompletuar me 8 ekipe që do të garojnë në Play Off.
Brooklyn Nets me fitore kundër Sacramentos, derisa Orlando me humbjen e Washingtonit, arritën të jenë dy skuadrat e fundit të Play Offit 2019/20 në Lindje.
Ndërsa në Konferencën Perëndimore gjashtë ekipe po luftojnë për biletën e fundit të Play Offit, ku për momentin një hap më përpara është Memphis Grizzlies.
Skuadrat që e siguruan Play Offin në Konferencën Lindore janë: Milwaukee Bucks, Toronto Raptors, Boston Celtics, Miami Heat, Indiana Pacers, Philadelphia 76ers, Brooklyn Nets dhe Orlando Magic.