KOSOVA - GJIBRALTARI
Konferenca e Challandes pas ndeshjes
10 October, 2019 @20:51
Pas fitores ndaj Gjibraltarit, konferencë të zakonshme për shtyp mbajti Bernard Challandes, e kjo konferencë u përcjell nga përfaqësues të TopSportit nga vendi i ngjarjes.
“Nuk jam shumë i lumtur, por është një gjë që e kemi pritur, pasi që kundërshtari luan shumë lojë defansive.
Na mungoi cilësia për të shënuar, por skuadra jonë luajti me seriozitet dhe ishim luftarakë
Luajtëm me mungesa dhe siç dihet, ne nuk e kemi stolin e Gjermanisë apo Brazilit, prandaj mund të them që luajtëm mirë, përkundër mungesës së efikasitetit.
Sa i përket lojtarëve, mund ta veçoj Anel Rashkajn, paraqitja e të cilit ishte mjaft e mirë.” - u shpreh Challandes pas fitores.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan të hënën ndaj Malit të Zi, ndeshje që mund të jetë vendimtare në vazhdimin e ëndrrës pas kualifikim drejt EURO2020.