Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Konfirmohet Qallaku, paralajmërohet një qendër e huaj

Borozani / Arkiv

Konfirmohet Qallaku, paralajmërohet një qendër e huaj


3 January, 2018 @11:29

Përveç zyrtarizimit të trajnerit Bujar Loci, klubi i Rahovecit ka arritur të përforcohet edhe me një basketbollist tjetër nga klubi pejan.

Bëhet fjalë për Arian Qallakun, i cili sezonin pranveror do ta kalojë te skuadra vreshtare.

“Fillimisht i kemi përfunduar marrëveshjet me trajnerin Bujar Loci dhe me basketbollistët Deihl e Qallaku, ndërsa së shpejti do të përforcohemi edhe me një qendër të huaj për ta kompletuar ekipin.

Bujari është një trajner i njohur në Kosovë dhe besojmë në sukses. Apetitet e klubit janë shtuar dhe duam të jemi në mesin e katër skuadrave më të mira në Kosovë si në garën për titull, ashtu edhe në garën për Kupën e Kosovës.” - u shpreh Bekim Hoxha, kryetari i klubit të Rahovecit, përcjell Koha Ditore.


 
Të gjitha lajmet nga