Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË STAMBOLL

Konfirmohet Superkupa e Evropës

Konfirmohet Superkupa e Evropës


2 June, 2019 @19:08

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpool, do të ndeshet me fituesin e Europa Ligës, Chelsea, në kuadër të ndeshjes për Superkupën e Evropës.

Kjo ndeshje ka marrë konfirmimin sot për datën më 14 gusht në Stamboll te stadiumi i Besiktasit me fillim prej orës 21:00. 

besiktas

Liverpool është ekipi i fundit anglez që ka fituar Superkupën, duke triumfuar në vitin 2005.

Liverpool gjithashtu do të ketë edhe ndeshjen e Superkupës së Anglisë, Community Shield, ndaj Manchester Cityt, që pritet të konfirmohet me 3 ose 4 gusht - dhe ekipin e Jurgen Kloppit, në gusht e presin dy duele të vështira, por që mund të sjellin edhe 2 trofe në vitrinat e klubit.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League