Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI

Kontrata afatgjate për dyshen e dalluar

Foto: KFBallkani/fb

Kontrata afatgjate për dyshen e dalluar


17 May, 2022 @13:17

Dy futbollistët e dalluar të Ballkanit në stinorin që po merr fund 2021/22, Meriton Korenica dhe Nazmi Grpishi, kanë nënshkruar kontratë afatgjate me klubin suharekas.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi i Ballkanit të hënën, ndërsa dyshja kanë vënë nënshkrimin në kontratën që i mbanë ata në klub deri në qershor të vitit 2025.

Përndryshe, Ballkani ka kryer misionin e vetë historik këtë stinor duke u bërë kampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

Ata me paraqitjet e treguara në pranverë, me të ardhur Ilir Daja në krye të skuadrës, kanë renditur fitoret dhe kanë siguruar titullin kampion, rrjedhimisht edhe pjesëmarrjen në kualifikime për Ligë të Kampionëve, që gjithashtu është dalja e parë e suharekasve në një garë evropiane të UEFA-së në histori.

Meriton Korenica këtë stinor për Ballkanin ka shënuar 4 gola, ndërsa Nazmi Gripshi 3. Durrësaku 24-vjeçar Gripshi, është asistuesi më i mirë i Superligës këtë stinor, derisa ka 8 asistime të regjistruara, ndërsa rahoveciani 25-vjeçar Korenica ka 3 asistime të regjistruara dhe të dytë dallohen me goditjet e tyre të rrezikshme prej gjuajtjeve të lira dhe nga largësia.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga